Categories Lajme

LSI Durrës ndihmon 20 familje në nevojë, Kuçi: Qeveri arrogante që nuk jep mbështetje ekonomike

Kryetarja e LSI-së Durrës, Kontjana Kuçi së bashku me anëtarët e kryesisë, kanë vizituar disa familje në nevojë në zonën e Nishtullës, ku kanë ndihmuar 20 familje në nevojë. Përmes një postimi në facebook, Kuçi akuzon qeverinë si arrogante, duke thënë se nuk jep mbështetje ekonomike.

”Ky fundvit është periudha më e vështirë që kanë kaluar ndonjëherë banorët e Durrësit. Me mijëra banorë janë të pastrehë, në çadra, kontenierë, dhe kushte ekstreme të mjerueshme ekonomike. Me një qeveri arrogante dhe të papërgjegjshme, pa zemër për banorët e Durrësit, pa ofruar asnjë mbështetje ekonomike për familjet e varfra të cilat sot po vuajnë më shumë se kurrë”,-shkruan Kuçi në facebook.

Postimi i plotë Sot, së bashku me anëtarë të Kryesisë së LSI Durrës, vizituam disa familje në nevojë në zonën e Nishtullës. Festat e fundvitit gjejnë me mijëra familje të Durrësit në vështirësi ekonomike dhe kushte mbijetese.

Ky fundvit është periudha më e vështirë që kanë kaluar ndonjëherë banorët e Durrësit. Me mijëra banorë janë të pastrehë, në çadra, kontenierë, dhe kushte ekstreme të mjerueshme ekonomike.

Me një qeveri arrogante dhe të papërgjegjshme, pa zemër për banorët e Durrësit, pa ofruar asnjë mbështetje ekonomike për familjet e varfra të cilat sot po vuajnë më shumë se kurrë. Ndihmat që ofruam sot për 20 familje në këtë zonë janë një kontribut i vogël njerëzor, por e mira më e madhe që do i bëhet banorëve të Durrësit do jetë largimi më 25 prill që do i bëjmë përgjithmonë sektit të “Rilindjes,” shkaktares së këtij rrënimi dhe mjerimi të madh ndaj Durrësit tonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME