Categories Lajme

Shkodër, plan masash për mbarëvajtjen e festave të fundvitit

Plani i masave të marra për mbarëvajtjen e festave të fundvitit dhe garantimin e sigurisë për qarkun Shkodër në prag të ndërrimit të viteve ishte në qendër të një takimi të zhvilluar mes Prefektes së qarkut Shkodër, Majlinda Angoni dhe Drejtuesit të Policisë Vendore Shkodër Niko Brahimaj, së bashku me Shefin e Komisariatit të Policisë Shkodër, Paulin Çupi. Prefektja Angoni tha se “duhet të monitorohen subjektet që tregtojnë fishekzjarrë dhe të ketë prani të shtuar të uniformave blu në akset kryesore të qytetit”.

Në takim, Prefektja Angoni nënvizoi, rëndësinë e zbatimit të masave të reja antiCovid që hyjnë në fuqi ditën e sotme ku do ndalohen aktivitetet e bareve, restoranteve dhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 08:30-06:00. Duke vlerësuar situatën në qarkun Shkodër,

Prefektja Angoni dhe drejtuesit e Policisë, apeluan unanimisht, për zbatim të rregullave dhe detyrimin e mbajtjes së maskës në ambientet publike. Në përmbyllje të takimit, Brahimaj garantoi se janë marrë masat për ruajtjen e qetësisë publike, nëpërmjet kontrollit të plotë nga ana e policisë./k.s/ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME