Categories Lajme

“LSI është imune ndaj covidit”, Rama i përgjigjet Kryemadhit: Çfarë ti thuash Monikës, do të fitojë ca vota më shumë

Kreu i qeverisë Edi Rama, i është përgjigjur akuzave të kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, e cila tha sot se shkolla  “Sami Frashëri” nuk është pronë e Bashkisë së Tiranës. Rama tha se Kryemadhi dhe e gjithë opozita janë disa prej prodhuesve më të mëdhenj të lajmeve të rreme. Duke ironizuar deklaratat e Kryemadhit, se LSI është imune nga virusi, Rama tha se LSI kërkon që të përdorë çdo gjë, për tëë fituar disa vota më shumë, ashtu siç bënte kohë më parë me shitjen e vendeve të punës.

“Është një betejë e përditshme, për të mos lejuar që faktet të bëhen si avujt e rakisë presidenciale. Për fat të keq jetojmë në një kohë kur faktet janë viktimë e rrjeteve sociale, e volumit marramendës të informacionit të paverifikuar, të shpqërndarjes masive të shpifjes dhe gënjeshtrave. Për fat të keq Monika, Luli, Saliu kur gënjejnë, janë me instrumentat e duhur për të çoroditur njerëzit me shpifje dhe me gënjeshtra. Gënjeshtrat janë më të shpejta në arritjen e audiencës, dhe lënë më shumë mbresa te audiencat. Çfarë ti thuash Monikës? Shkolla Sami Frashëri po rindërtohet, ka një projekt fantastik, falë përfshirjes së një prej arkitektëve më të mirë italianë, puna aty ka nisur, dokumentat e pronës janë publikuar edhe sot përsëri nga kryetari i Bashkisë, dhe Mona akoma thotë që Samiu do ndërtohet në Elbasan.

Ashtu siç thotë se shërimin nga Covid duhet ta gjejmë në kisha dhe në xhamia, shpërthimi i kësaj injorance në mjedisin publik, nga zëri i indicvidëve që kanë mandate përfaqësimi si kryetar partish, është një flamë jashtëzakonisht problematike, kur ne duhet të ballafaqohemi me ide dhe me argumenta.  

Kur Monika thotë që LSI-në nuk e zë Covidi, ofron një tjetër mirësi nga LSI-ja, siç nxirrte patenta për personat nën moshën e lejuar nga ligji, në këmbim të votës, apo ofronte vende pune për infermier që nuk kishin bërë shkollën, që nuk dallonin gjilpërën nga gozhda, apo ofronte vende pune për mësues që nuk kishin diploma. Ofronte diploma për të rinj, që të marrin pjesë në ato tallavatë me tiganë, ku hidhen përpjetë karkalecat, tani ofron bashkimin me LSI-në për të shpëtuar nga virusi. Edhe virusi i duhet LSI-së kur i afrohet, për ata që nuk e kanë kuptuar akoma”, u shpreh Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Sot dita më e nxehtë e vitit”, meteorologia: Ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë

Shqipëria përjeton sot një nga ditët më të nxehta të vitit, me temperaturat që pritet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Flakët përfshijnë biznesin e “Neranxi”-t

Një biznes në qendër të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar alarm në zonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME