Categories Lajme

Debate mbi pronësinë e ‘Sami Frashërit’/ Veliaj i përgjigjet Kryemadhit me dokumenta

Mëngjesin e sotëm Monika Kryemadhi, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, hodhi akuza të rënda mbi Bashkinë e Tiranës, duke paraqitur kartelën e hipotekës së shkollës Sami Frashëri nën pretendimet se pronësia e truallit të institucionit arsimor ishte kaluar në emër të disa personave.

Në lidhje me këtë akuzë ka reaguar dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili shprehet se dilema është nëse kryetarja e LSI-së duhet çuar për mjekim apo për shpifje në Gjykatë. Për të rrëzuar akuzat e Kryemadhit Veliaj, ka publikuar dokumentet nga Kadastra, ku sipas tij vërtetohet se pronësia e shkollës “Sami Frashëri” është e Bashkisë së Tiranës

“Dilema është, duhet çuar për shpifje apo për mjekim? Ja prona e “Sami Frashërit, boll u bëtë gazi i botës! Pastaj hani inat me popullin që s’ju voton! Si te lodrat, pazari, sheshi, kalaja – njësoj Samiu – do fshiheni nga turpi. Po ju dhe turpin e hani me bukë”, shkruan Veliaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Sot dita më e nxehtë e vitit”, meteorologia: Ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë

Shqipëria përjeton sot një nga ditët më të nxehta të vitit, me temperaturat që pritet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Flakët përfshijnë biznesin e “Neranxi”-t

Një biznes në qendër të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar alarm në zonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME