Categories Lajme

Monika Kryemadhi: Numrin e votave në kuti nuk e ndryshon dot as “Kodi Zgjedhor” dhe as “Venecia”

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një komunikim me gazetarët u shpreh se administratës shtetërore duhet t’i rikthehet normaliteti dhe t’i jepen mundësia të rinjve për të marrë në dorë fatet e tyre.

E pyetur nga gazetarët nëse do t’i qëndrojnë të njëjtit mendim si PD për aplikimin e opinionit të Venecias, apo do të fokusohet tek maksimizimi i votës, Kryemadhi tha se pavarësisht rekomandimeve, numrin e votave në kuti sipas saj nuk e ndryshon dot as “Kodi” dhe as Komisioni i Venecias.

Pyetja: Nga ana e PD kërkohet se nëse do të ketë rekomandime në opinion, ai opinion duhet të aplikohet për zgjedhjet e 25 prillit. A i qëndroni të njëjtin mendim apo mendoni se duhet fokusuar te maksimizimi i votës për 25 prillin?

Kryemadhi: Kur flasim për ligjet unë e dëgjoj zotin Basha sepse ai është i diplomuar për këtë gjë. Kjo është çështja e Komisionit të Venecias dhe Kodit Zgjedhor, por e rëndësishme për mua në fund të ditës është se çdo lloj rekomandimi, numrin e votave në kuti nuk e ndryshon dot as “Kodi” dhe as Komisioni i Venecias.

Ftesa për shqiptarët për të ardhur dhe votuar në Shqipëri më 25 prill nuk ka të bëjë me Komisionin e Venecias, por me seriozitetin e shtetit. Ilir Meta lufton në mbrojtje të Kushtetutës edhe Lul Basha ruan kornizën e komunikimit diplomatik.

Si nënë, mendoj se është me rëndësi kthimi i të rinjve dhe të reja në Shqipëri dhe t’i ndëshkojnë ata. Është shumë e rëndësishme që ndëshkimi i tjetërsuesve të pronave të marrë fund njëherë e përgjithmonë dhe t’i krijojmë mundësinë të rinjve dhe të reja të marrin në dorë fatin e tyre

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Sot dita më e nxehtë e vitit”, meteorologia: Ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë

Shqipëria përjeton sot një nga ditët më të nxehta të vitit, me temperaturat që pritet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Flakët përfshijnë biznesin e “Neranxi”-t

Një biznes në qendër të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar alarm në zonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME