Categories Lajme

The Guardian: Trumpi planifikon ta shpallë fitoren në mbrëmje

Mediet në mbarë Shtetet e Bashkuara po përgatiten për një mbrëmje me tensione pasi u raportua se presidenti i tanishëm, Donald Trump, është duke planifikuar që ta shpallë fitoren të martën edhe para shpalljes së rezultateve në shtetet kyçe. Qëllimi i raportuar i presidentit për të mbajtur fjalim të fitores, që mund të jetë i parakohshëm dhe i pavlefshëm, kur një numër i madh i votave me postë ende nuk mund të jetë numëruar, ka nxitur debat të madh mes gazetarëve.

Kanalet televizive në atë rast do të ishin nën trysni për ta transmetuar apo jo fjalimin e presidentit, për shkak se ai do të përbënte lajm, por njëkohësisht duke qenë të vetëdijshëm se një gjë e tillë do të mund të përmbante dezinformata të rrezikshme që do të mund të nxisnin dhunë në mbarë vendin dhe do të mund ta minonin procesin demokratik.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë muajve të fundit vazhdimisht ka pretenduar në mënyrë të pabazuar se votimi me postë do të përcillet me manipulime, duke u munduar që ta krijojë iluzionin që ai do të dëmtohet padrejtësisht në zgjedhje në shtetet kyçe si Pensilvania. Ai më parë gjithashtu ka refuzuar të konfirmojë se do ta pranojë humbjen dhe se do ta dorëzojë pushtetin në mënyrë paqësore, duke thënë se do të presë dhe do të shikojë se çfarë do të ndodhë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Sot dita më e nxehtë e vitit”, meteorologia: Ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë

Shqipëria përjeton sot një nga ditët më të nxehta të vitit, me temperaturat që pritet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Flakët përfshijnë biznesin e “Neranxi”-t

Një biznes në qendër të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar alarm në zonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME