Categories Politike

Luan Rama: Nuk mund të ketë Reformë Zgjedhore, duke iu kundërvënë kushteve të Gjermanisë!

Zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama, shkruan në “Facebook” se vendimi negativ i Këshillit Evropian për negociatat dhe kushtet e vëna nga Gjermania imponojnë për qeverinë shqiptare, por edhe për gjithë klasën politike në Shqipëri, reflektim të menjëhershëm dhe përgjegjshmëri maksimale për të bërë të mundur Reformën Zgjedhore.

“Reforma zgjedhore duhet të nisë me dënimin e tyre. Në të kundërt, nuk mund të ketë reformë zgjedhore, duke iu kundërvënë kushteve të vëna nga Gjermania”, shkruan Rama.

Postimi i plotë:

Vendimi i Këshillit Europian që nuk miratoi çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në dhe kushtet e vëna nga Gjermania, imponojnë për qeverinë në rradhë të parë e mandej edhe për gjithë klasën politike në vend, reflektim të menjëhershēm dhe përgjegjshmëri maksimale, për të bërë të mundur një reformë zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe që të garantojë të drejtën, që edhe qytetarët shqiptarë, si ata në të gjitha vendet demokratike, më në fund të mund të zgjedhin të lirë dhe me vullnetin e tyre sovran, për t’i rikthyer vendit parlamentin pluralist dhe legjitimitetin e institucioneve që burojnë prej tij.

Mirëpo, kasta kriminale e pushtetit që është produkt i zgjedhjeve të kriminalizuara e të vjedhura nga bandat e krimit, në kundërvēnie të plotë me rekomandimet e Bundestagut gjerman, po përpiqet përmes makinacionesh të shumtë (një prej të cilëve është edhe projekti më i fundit i Edi Ramës për të zëvendësuar komisionerët partiakë me partiakët e administratës publike), që të konvertojë bandat e vjedhësve të votave siç ështē dokumentuar me dosjet 339 në Durrës dhe 184 në Dibër, duke i emëruar ata komisionerë të zgjedhjeve.

Banditët e zgjedhjeve e vëllezërit e tyre drejtorë në adminstratën publike, kriminelët e drogës dhe kushërinjtë e tyre deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetarët e bashkive të votimeve të paligjshme të 30 qershorit që po ikin njëri pas tjetrit, pasi kanē plotësuar të vetmin kusht që iu është kërkuar nga klani politik që i kandidoi; ai i prejardhjes nga bota e krimit dhe mentorët e tyre politikë, nuk mund të jenë partnerë pēr tē përmbushur kushtet e vëna nga Gjermania dhe për të plotësuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Reforma zgjedhore duhet të nisë me dënimin e tyre. Në të kundërt, nuk mund të ketë reformë zgjedhore, duke iu kundërvënë kushteve të vëna nga Gjermania.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME