Categories Lajme

Lufta në Ukrainë, Rama njofton konferencë të jashtëzakonshme

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mbajtjen e një konference të jashtëzakonshme për situatën e luftës në Ukrainë. Kreu i qeverisë bën të ditur se konferenca do të zhvillohet gjatë mbrëmjes, pas përfundimit të samitit të NATO-s që do të mbahet sot.

“Pas Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s që do të mbahet gjatë ditës, do të zhvillojmë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në orët e mbrëmjes, në varësi të përfundimit të Samitit”, shkruan kreu i qeverisë, ndërsa ka publikuar një foto të veçantë nga protesta e rusëve në Moskë kundër luftës në Ukrainë.

Agresioni rus në Ukrainë ka vijuar edhe gjatë natës. Në një konferencë për shtyp presidenti ukrainas njoftoi se rusët kanë sulmuar me raketa në disa qytete të vendit, përfshirë edhe Kievin.

Të paktën 137 ushtarë rusë kanë mbetur të vdekur në ditën e parë të luftimeve. Sakaq, Zelensky i bëri edhe njëherë thirrje për ndihmë perëndimit dhe shfaqi kritikat për ta, duke thënë se nuk mjaftojnë vetëm sanksionet për Rusinë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME