Categories Lajme

Luftë e ashpër mes karteleve, Artan Hoxha: Udhëtova me një makinë të blinduar, si po mbijetojnë shqiptarët në Ekuador

Shqiptarët në Ekuador, sipas gazetarit Artan Hoxha, po fitojnë role të rëndësishme për organizimin e rrugëve të trafikut të kokainës, nga atje për në Shqipëri dhe në Europë.

Hoxha u shprehe se shqiptarët kanë nisur të hapin biznese të ligjshme në mënyrë që të pastrojnë paratë. Gazetari ka theksuar se shqiptarët arrijnë të mbijetojnë nga lufta mes karteleve në Ekuador vetëm duke u ruajtur dhe duke mos u përfshirë në problemet që kanë vendasit. Për sa kohë që shqiptarët ruhen për të mos u bërë pjesë e konflikteve sipas Hoxhës, u sjellë siguri dhe shihen si furnizues me para.

“Atje kishte pasur më parë një përplasje mes shqiptarëve. Të vjetrit atje kishin krijuar kompani dhe biznese të ligjshme. Kishin farmaci, fabrikë druri, hidrosanitare. Kishin gjetur mënyrë mbulimi dhe pastrim parash.” tha Hoxha.

 “Problemi i vetëm për shqiptarët është që mos ziheshin me vendasit. Kokaina aty vjen nga Kolumbia dhe Peruja. Aty në Ekuador koordinohet linja për ta sjellë.

Aty ka rusë, holandez, italianë. Aty kishte “Konsujt” e vet nga çdo shtet. Ishin garant tek kartelet vendas. Mes shqiptarëve që kishin qenë më herët që nga 2000, kishte edhe nga Kosova. Por aty kishte pasur një rrotacion dhe kishin humbur pozitë. Rasti i Remzi Azemit që u largua dhe është në burg.

Apo disa të tjerë janë të vrarë, si i fundit Ergys Dashi. Nuk duhej përfshirë në konflikte të brendshëm. Duhej të rrije jashtë asaj beteje. Se nëse një kartel çahej duhet të kishe kujdes. Se ku duhej të dërgoje më shumë para tek një grup tjetër, bëheshe objektiv.

Ata të shikonin si burim parash tek kundërshtarët. Shqiptarët në Ekuador çonin para dhe merrnin kokainën. Ishin njerëzit që dërgonin paratë nga BE në Ekuador.” Tha Hoxha.

Për të mbijetuar, sipas Artan Hoxhës, shqiptarët lëvizin pak dhe në zona të sigurta. Sipas tij shqiptarët ishin rezidentë në zona ku ishin vendosur edhe qeveritarë dhe me siguri shumë më të lartë se zonat e tjera.

“Guayaquil nuk kishte rend. Shqiptarët qëndronin në një zonë të sigurt. Aty ku qëndronin edhe njerëz me pushtet. Nuk ndërhynin kartelet.” tha gazetari Hoxha.

Hoxha ka treguar edhe një moment interesant nga vizita e tij në Ekuador. Ai shpjegoi se si lëvizi me një makinë të blinduar dhe vuri re se xhamat e makinës ishin shumë më të hollë se në Europë. Këtë Hoxha e lidh me faktin se në Guayaquil nuk përdoret kallashnikovi, por vetëm armë të lehta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME