Categories Lajme

“Prokuroria mban një kufomë të ndarë në gjashtë copa”, deklarata e fortë e Berishës: Rama e di se ku është Ervis Martinaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri sot një deklaratë të fortë, teksa tha se kryeministri Edi Rama e di se ku është Ervis Martinaj.

Ky i fundit është shpallur i zhdukur nga familjarët e tij, të cilët pohojnë se kanë humbur kontaktet e tyre me të.

Martinaj është shpallur në kërkim, pasi ndaj tij rëndojnë disa akuza pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, ndërsa ende policia dhe prokuroria nuk ka rënë në gjurmët e tij.

Në një deklaratë para grupit parlamentar të PD-së, Berisha tha se për këtë çështjes të flasë dhe prokuroria, që sipas thuhet se mban një kufomë të ndarë në gjashtë copa.

“Nuk ka sektor që ky nuk ka shtrirë tentakulat e veta. Ia morën lojërat e fatit Ervis Martinit dhe tani thotë ku është.

E di vetë ai ku është. Ai ishte biznesmen i lojërave të fatit. Olsi Rama është përfolur si njeriu në hije i lojërave të fatit.

Shko e pyet Baton Stanishiçin dhe Ymer Çorapen se ata e dinë. A nuk shkruajtën ata se është në gjashtë copa në prokurori.

Një njeri i zhdukur dhe një shtet bandit që thotë se është në gjashtë copa në prokurori.

Do të thoni ju, nuk e tha Fuga, por e thanë Fugat e tij. A ka njerëz më të afërt? A nuk ishte Baton Stanishiçi që na thoshte para tre muajsh se Linda është për presidente. Ai nuk e thoshte nga mendja e tij.

Ai është zëdhënës i familjes në këtë formë.

Po kjo çfarë prokurorie është që thuhet se mban një trup me gjashtë copa dhe nuk bën një përgënjeshtrim? Sepse kontrollohet nga Rama.

Nëse është në gjashtë copa, familja njoftohet. Është kod shekullor”, u shpreh Berisha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME