Categories Sport

Luiza Gega nuk di të ndalet, thyen një tjetër rekord në Kroaci

Luiza Gega vijon shkëlqimin në garat e atletikës. Sportistja shqiptare ka vendosur një tjetër rekord të ri kombëtar, këtë herë në garën e 2000 metrave me pengesa. Me kohën 5 minuta, 56 sekonda dhe 79 të qindtat, Gega e ka mbyllur e katërta garën në turneun Botëror të Atletikës, mbajtur në Zagreb të Kroacisë, për kategorinë “Gold”.

Me kohën 5:56,79 sportistja kuqezi përmirëson me disa sekonda rekordin kombëtar në këtë disiplinë, të vendosur nga vetë ajo në 2019 me kohën 6:00.07. Koha 5:56.79 e regjistruar nga Luiza Gega në Zagreb është koha e dytë me e mirë në historinë e disiplinës 2000 metra me pengesa në Europë dhe e katërta më e mirë në botë.

Pak javë më parë, Luiza Gega përmirësoi një tjetër rekord të sajin, duke bërë që me kohën 9:09.64 të thyente edhe rekordin kombëtar në garën e 3000 metrave me pengesa, në turneun “Diamond League” që u zhvillua në Zurich të Zvicrës. Kështu, Gega mbyll sezonin me dy rekorde të reja kombëtare, në garën e 2000 dhe 3000 metrave me pengesa.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME