Categories Lajme

“Lungomare 3″/ Banorët e Radhimës dhe Orikumit dalin kundër projektit: Po bëhen ndërhyrje selektive

“Lungomare 3” është përballur këtë të martë me rezistencën e banorëve të zonës së Radhimës e Orikumit. Grupi projektues është përballur me rezistencë deri më akuza të drejtëpërdrejta për korrupsion nga banorët që po iu prekën ndërtimet me vlerë 4 milionë euro, që njihet ndryshe si zgjatim i shëtitores bregdetare.

Banorët të cilët ishin njoftuar në rrugë jo zyrtare për mbledhjen e sotme dëgjuan deri në fund prezantimin e projektit me të gjithë komponentët e tij.

Tashmë të sigurt se pavarësisht betejës së tyre ligjore nuk janë pjesë e projektit  kanë kërkuar nga përfaqësuesit e kompanisë së projektimit dhe grupit të ekspertëve të vijnë në terren. Sipas përfaqësuesit ligjor të tyre, Armando Cakrani, në objektet e banorëve të zonës ky kanë mbërritur shkresat për prishje të objekteve nga IKMT dhe skualifikim legalizimi është arritur nëpërmjet rrugës ligjore të ndalohet urdhër ekzekutimet për prishjen.

Cakrani ka theksuar se kjo ndërhyrje bëhet selektive dhe mbi bazën e planit të përgjithshëm urbanistik vendor të miratuar në vitin 2017, por që nuk mund të këtë fuqi prapavepruese për objektet e ndërtuara para viteve 2005, pra para hyrjes në fuqi të planit. Sipas tyre, duhet të ketë tryezë diskutimi derisa të ndalë vala e skualifikimeve dhe prishjeve nga ana e IKMT-së. Këta banorë cenohen edhe në pronësinë e tokave nga projekti.

Pavarësisht prezantimit ende nuk dihet qartë numri i objekteve që do të prishen për ti hapur rrugë projekti, ndërsa mendohet se numri tyre varion nga 60- 90 objekte të cilat nuk shiheshin në skicat e prezantuara nga projektuesit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME