Categories Lajme

Lushnje/ 61-vjeçari tenton ti japë fund jetës duke pirë fotoksinë

Një tjetër rast i tentativës së vetëvrasjes raportohet të ketë ndodhur në vend. Një 61-vjeçar ka tentuar ti japë fund jetës duke pirë fotoksinë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Dushk të Lushnjes, por fatmirësisht burri është gjetur në kohë nga familjarët dhe është transportuar në spital, ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në njoftimin e policisë thuhet se bëhet fjalë për shtetasin me iniciale P.SH.

“Pasditen e djeshme, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, dyshohet se ka konsumuar fotoksinë, në banesën e tij në fshatin Dushk, shtetasi P. Sh., 61 vjeç. Ky shtetas është në spital, në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën”,- njofton policia.

Nuk dihet ende se çfarë e ka shtyrë 61-vjeçarin drejt këtij akti, sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME