Categories Covid-19

Macron del nga karantina pa asnjë simptomë të Covid-19

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka dalë nga izolimi pasi nuk ka më simptoma të Covid-19. Lajmi bëhet i ditur nga Elysée. “Macron tani mund t’i japë fund karantinës së tij pasi ai u izolua për shtatë ditë në La Lanterne, afër Pallatit të Versajës”, tha zyra në një deklaratë.

Presidenti francez rezultoi pozitiv me Covid-19 një javë më parë më 17 dhjetor, duke nxitur përpjekjet e gjurmimit të të gjithë liderëve europianë, pas takimeve të shumta mes udhëheqësit francez dhe krerëve të qeverisë së BE-së. Në një video të publikuar në Twitter dy ditë pas izolimit ai siguroi francezët se ishte mirë dhe kishte simptomat e Covid-19 ishin dhimbje koke dhe kollë, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve francezë të që të tregoheshin të kujdesshëm. Franca është një nga vendet europiane më të prekura nga pandemia me 2 562 615 raste dhe 62 098  viktima.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME