Në Botsvana është zbuluar një diamant i madh 1,174 karat. Lajmin e dha një kompani minierash në Kanada për mediat, duke theksuar se ky është diamanti i dytë masiv që është gjetur në vend brenda disa javësh. “Një nga diamantët më të mëdhenj në botë është zbuluar në Botsvana.
Është diamanti i tretë me më shumë se 1.000 karat i gjetur në vend, dhe tani do të jetë pjesë e “koleksioneve të vlefshme te diamanteve me shkëlqim”, tha firma kanadeze e minierave Lucara Diamond në një njoftim për shtyp. Presidenti i Botsvanës Mokgëeetsi Masisi mori pjesë në një ceremoni të mërkurën për të parë gurin. Në vitin 2019, firma zbuloi atë që besohet të jetë diamanti i dytë më i madh në histori, një gur marramendës 1,758 karat, në minierën Karowe.
