Categories Lajme

Senati Akademik i Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, nderon me titullin “Doctor Honoris Causa” Prof. Dr. Alfred Jozeph Baldacchino

Senati Akademik i Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, nderon me titullin “Doctor Honoris Causa”, Prof. Dr. Alfred Jozeph Baldacchino, Rektorin e Universitetit “Sancti Syrilli” të Valletës në Maltë.

Më 09. 07. 2021, në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë, në sallën “Rilindja”, u zhvillua ceremonia e nderimit të Prof. Dr. Alfred Jozeph Baldacchino, me titullin “Doctor Honoris Causa”. Të pranishëm në këtë ceremoni nderimi ishin pedagogë, studentë, qytetarë, miq dhe kolegë të Prof. Dr. Baldacchino. Nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe kryetari i Qarkut Vlorë Z. Ervis Moçka; kryetar i Dhomës së Tregtisë Vlorë Z.Arben Breshanaj, Z. Anduel Tahiraj dhe Znj. Vilma Bello deputete pranë Qarkut Vlorë.

Kryetari i Senatit Akademik dhe Rektori i Universitetit të Vlorës “Ismail Qemali” Prof. Dr. Roland Zisi përshëndeti ceremoninë duke theksuar kontributin e madh që Prof. Dr. Alfred Jozeph Baldacchino ka dhënë në forcmin e bashkepunimit midis dy universiteteve, duke e cilësuar atë një mik të Shqiptarëve dhe të Universitetit të Vlorës.

Konform protokollit të ceremonisë, u prezantuan dy oponencat e përgatitura me këtë rast, të cilat sollën të plotë jetën, karrierën, veprimtarinë dhe kontributet e Prof. Dr. Baldacchino, paraqitur prej Dr. Amali Cipi, Zv/Dekane e Fakultetit te Ekonomise dhe Prof. Ass. Fjoralba Vela, Drejtuese e Departamentit te Biznesit.

Ceremonia kulmoi me dhënjen e Diplomës së nderit “Doctor Honoris Causa”, Prof. Dr. Baldacchino, prej Kryetarit të Senatit Akademik dhe Rektorit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, Prof. Dr. Roland Zisi

Më tej Prof. Dr. Baldacchino në fjalën e tij përshëndetëse theksoi emocionin dhe nderin për marrjen e titullit “Doctor Honoris Causa”.

Gjithashtu ceremonia u përshëndet prej Prof. Francesco Favia nga Universiteti “Sancti Syrilli” Maltë, i cili përtej fjalëve të rastit theksoi edhe një herë vazhdimin e bashkëpunimit në të ardhmen ndërmjet dy insitucioneve tona.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME