Categories Kuzhina

Makarona furre me proshutë

Makarona furre me proshutë

Përbërësit:

400 gr makarona Stella

5 lugë gjelle parmixhan i grirë

250 gr proshutë coto

Beshameli:

60 gr gjalp

60 gr miell

600 ml qumësht

Arrëmoskat

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja: Fillimisht përgatisim beshamelin. Shkrijmë gjalpin dhe shtojmë miellin. Sapo mielli të ziejë në gjalp, e shuajmë me qumësht të ngrohtë duke e përzierë vazhdimisht me tel dore derisa beshameli të lidhet (të trashet). Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe arrëmoskat. Në një tenxhere me ujë të valuar  kemi shtuar makaronat, ndërkohë i lëmë të ziejnë 3 minuta më pak se koha e duhur për zierje.

Kullojmë makaronat dhe i vendosim në një tas, u shtojmë beshamelin, 2 lugë gjelle djathë parmixhan dhe i përziejmë mirë së bashku. Shtojmë dhe proshutën të prerë në kubikë të vegjël, i përziejmë dhe më pas i shtojmë në një tepsi të lyer me pak gjalp. Djathin e mbetur e shpërndajmë në të gjithë sipërfaqen sipër makaronave. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius, për 20-25 minuta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME