Categories Kuzhina

Makarona me domate të freskët dhe borzilok

Kjo eshte nje nga pjatat simbol te kuzhines italiane! Mund te gozhdoheni gjithe diten ne kuzhine per te pergatitur recetat me te rafinuara, sofistikuara, me perberesit me te shtrenjte, por asgje… ASGJE nuk krahasohet me shijen e makaronave me domate te fresket te bahçes me borzilokun e sapokeputur. Aciditeti i domateve bashkohet mrekullisht me freskine e borzilokut!

Perberesit

350gr makarona te gjata (une kam perdorur makarona me veze te tipit Papardelle)

5 domate mesatare te pjekura mire, te kaluara ne mikser

10 gjethe borzilok te fresket

1 thelpi hudher, te grire holle

vaj ulliri ekstra te virgjer

kripe

nje maje luge sheqer

djathe kaçkavall te grire

Pergatisim fillimisht salcen me domate te fresketa: ne nje tigan kaverdisim ne vaj ulliri ekstra te virgjer hudhren e grire holle, shtojme purène e domateve, e rregullojme me pak kripe, nje maje luge sheqer, i vendosim kapakun dhe e leme ne zjarr shume te ulet te gatuhet derisa salca te trashet, per rreth 30 minuta.
Shtojme gjethet e borzilokut te copetuara me dore dhe e leme salcen menjane.

Ziejme makaronat ne uje me kripe per egzaktesisht kohen e treguar ne konfeksion, i kullojme dhe i hedhim ne tiganin ku kemi pergatitur salcen. I perziejme mire dhe i sherbejme neper pjata duke i dhene shije me pak djathe kaçkavalle te grire dhe zbukuruar me ndonje gjethe borzilok te fresket.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME