Categories Politike

“Suksese në jetë”, studenti tregon bisedën me Ramën: Ku e ke kulturën familjare

Një student i Politeknikut u shpreh për Fax News se i kishte shkruar mbrëmë kryeministrit lidhur me kërkesat e tij ndaj qeverisë për plotësimin e kërkesave të tij.

“I dërgova një mesazh mbrëmë kryeministrit në të cilin shkruajta se bojkoti do të kishte mjaftuar për të plotësuar kërkesat e studentëve. Gjithashtu i thashë se unë e dua vendin tim dhe nuk dua të emigroj siç kanë bërë shumica e moshatarëve të mi, por dua të arsimohem që t’i shërbej këtij vendi”.

Studenti tregoi se i kishte shkruajtur Ramës lidhur edhe  bojkotin e mësimit  që është komentuar nga segmente të ndryshme si një vendim me prapavijë politke.

“Mund të kemi secili bindjet tona politike por kjo nuk është një motiv për të na sulmuar sepse ne nuk po protestojmë si militantë por si studentë, pasi në fakultetin ku studioj nuk ka as mjete ngrohëse”.

I riu tregoi se Rama i ishte përgjigjur mesazhit: “Ai mu përgjigj duke më përmendur edukatën e familjes duke më pyetur se ku e kam kulturën që më ka mësuar familja dhe më tha që të lexoja më shumë libra. Unë i thashë se edukatën e kam shumë herë më të mirë se ti sepse siç e kanë dëgjuar të gjithë, ai ka përdorur vazhdimisht një fjalor të papranueshëm për një kryeministër duke e krahasuar median si kazan apo duke përdorur fjalor të papranueshëm në Kuvend. E përshëndeta atë duke i thënë suksese në jetë dhe se nuk ka parë gjë akoma,” – tha studenti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME