Categories Lajme

Makina përplaset me murin e një subjekti, plagosen dy fëmijë në Kukës

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Kukësit, ku dy fëmijë kanë mbetur të dëmtuar lehtë.

Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 në rrugën “Dituria”. Drejtuesja e mjetit, shtetasja me inicialet V. D., dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit, duke bërë që makina të dalë nga rruga dhe të përplaset me murin e një subjekti.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar lehtë dy pasagjerët e automjetit, fëmijët e drejtueses, të moshave 10 dhe 7 vjeç. Ata janë transportuar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas janë larguar për në banesë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të plota të aksidentit.

Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:30, në rrugën “Dituria”, shtetasja V. D., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një subjekti.

Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 2 pasagjerët, fëmijët e drejtueses së mjetit, të moshave 10 dhe 7 vjeç, të cilët pasi kanë marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, janë larguar për në banesë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trupi i 53-vjeçarit gjendet në malin e Bulqizës, mister shkaqet e vdekjes!

Gjendet i pajetë në malin e Bulqizës, ekspertiza zbulon plagë plumbi në gjoksin e 53-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 61-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës, shtypet nga porta që po binte

Tragjedi në Itali, 61-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës, shtypet nga porta që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Paketa fiskale/ Detyrimi i ri për taksën vjetore të makinave me naftë dhe benzinë, rritje deri në 2.7 herë

Ndryshimet e propozuara në paketën fiskale për transferimin e taksës së qarkullimit nga karburantet te…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në familjen shqiptare, djali i merr jetën nënës 39-vjeçare, ajo e kishte rritur e vetme pas divorcit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në qytetin Chiari të…

LEXO ME SHUME