Categories Lajme

Skandali me zhdukjen e 700 mijë eurove nga Posta e Durrësit, dalin pamjet e kamerave!

Skandali i përvetësimit të të 700 mijë eurove nga fondet e pensioneve dhe ndihmës ekonomike për qytetarët e Durrësit dhe Shijakut, nxjerr në dritë detaje të tjera. Ngjarja ka marrë përmasa të tjera pas publikimit të videove nga zyrat e Postës së Durrësit. Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë nëpër zyra, duket ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni, e cila tashmë është një nga të arrestuarat për grabitjen e parave.

Nga pamjet duket se është ajo që në duar një thes të zi, e pa shqetësuar nga kamerat në ambientin ku punonte. Sipas dyshimeve të policisë, mendohet se brenda thesit ka para. Në pamje duken momente brenda në zyrë, ku Duni shfaqet me letra në duar, duke biseduar me ish-arkëtaren, Paola Danaj dhe lë në shkujdesje thesin sipër dy karrigeve që më pas bie në tokë.

Duni largohet nga zyra e Danajt për pak çaste, duke e lënë thesin në tokë dhe rikthehet sërish për ta marrë atë. Para togave të zeza tre punonjëset kanë dhënë deklarime kontradiktore. Arkëtarja ka deklaruar se paratë janë marrë nga ish-shefja e financës, Valbona Duni, ndërsa kjo e fundit pretendon se të gjitha paratë janë përvetësuar nga ish-drejtoresha Elisabeta Mataj. Kjo e fundit fajëson dy vartëset për mungesën e fondeve. Gjykata dha në fundjavë edhe masat e sigurisë ndaj tyre, duke lënë në burg drejtoreshën dhe me masë më të butë dy punonjëset e tjera.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trupi i 53-vjeçarit gjendet në malin e Bulqizës, mister shkaqet e vdekjes!

Gjendet i pajetë në malin e Bulqizës, ekspertiza zbulon plagë plumbi në gjoksin e 53-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 61-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës, shtypet nga porta që po binte

Tragjedi në Itali, 61-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës, shtypet nga porta që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Paketa fiskale/ Detyrimi i ri për taksën vjetore të makinave me naftë dhe benzinë, rritje deri në 2.7 herë

Ndryshimet e propozuara në paketën fiskale për transferimin e taksës së qarkullimit nga karburantet te…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në familjen shqiptare, djali i merr jetën nënës 39-vjeçare, ajo e kishte rritur e vetme pas divorcit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në qytetin Chiari të…

LEXO ME SHUME