Categories Lajme

Makina përplaset me shtyllën në Tiranë, ‘Peugeot’-i me familjen vlonjate përmbyset në Fier

Dy aksidente janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Fier dhe në Tiranë. Në Fier rreth orës 19:30 në vendin e quajtur Varibob mjeti tip ‘Peugeot’ me drejtuese E.H. 30-vjeçe ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal. Report Tv mëson se në makinën me targa italiane po udhëtonte një familje nga Vlora, një grua me nënën dhe dy fëmijët.

Sipas policisë nga aksidenti janë plagosur lehtë drejtuesja e makinës së bashku me nënën e saj me inicialet G.Z. 46-vjeç edhe 2 fëmijët e mitur 2 dhe 6 vjeç të cilët ndodhen nën kujdesin e personelit mjekësor në spitalin rajonal Fier. Ndërkohë që në Tiranë rreth orës 19:50 në afërsi të rrethrrotullimit në rrugën e “Elbasanit” mjeti me drejtues F. F. ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i automjetit F. F me gruan dhe fëmijët  D. F.  R. F. dhe A. F. të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME