Categories Lajme

Makina u kthye përmbys, polici në Fier nxjerr të dëmtuarit, shihni momentin dramatik (Video)

Një efektiv policie në Fier është kthyer në hero ditën e djeshme kur ka shpëtuar tre persona të cilët ndodheshin në një makinë që u kthye përmbys në Qafën e Koshovicës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka vlerësuar dhe falënderuar Inspektor Klajdi Mustaj për aktin e guximshëm dhe përgjegjshmërinë e treguar gjatë një ndërhyrjeje për shpëtimin e tre qytetarëve të dëmtuar në një aksident rrugor në aksin Levan-Fier.

Për kontributin e tij të veçantë dhe përkushtimin ndaj jetës së qytetarëve, Drejtori i Policisë i ka akorduar inspektorit Mustaj Certifikatën për Shërbime të Dalluara.

Në mesazhin e tij, Drejtori Ilir Proda thekson:

“Veprimi i Inspektor Klajdi Mustaj është shembull frymëzues dhe pasqyron misionin e Policisë së Shtetit: të jemi aty ku qytetarët kanë më shumë nevojë për ne. Guximi, profesionalizmi dhe reagimi i shpejtë në shpëtimin e jetëve janë meritë e punonjësve tanë dhe motivojnë të gjithë trupën policore.”

Drejtori shprehu mirënjohje për të gjithë stafin e Policisë së Shtetit, duke theksuar se “angazhimi, përkushtimi, profesionalizmi, sakrifica, ndershmëria dhe humanizmi duhet të jenë motoja jonë në përmbushjen e detyrës dhe fytyra e re e Policisë së Shtetit.”

Inspektor Klajdi Mustaj është pjesë e Policisë së Shtetit që nga shkurt 2024, pas përfundimit të Kolegjit Profesional për Patrullë të Përgjithshme. Ai ka përfunduar studimet bachelor në Shkencat Juridike dhe aktualisht vijon studimet për master.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME