Categories Lajme

Policia rrethon ambientet e medias News24, gazetarëve u ndalohet hyrja në redaksi

Forca të Policisë së Shtetit kanë zbarkuar në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë godinës së medias News24. Sipas medias në fjalë, forcat e policisë kanë zbarkuar pranë ambienteve të tyre pa paralajmërim dhe pa vendim gjykate. Tashmë është ndërprerë furnizimin me energji elektrike, duke paralizuar aktivitetin normal të tyre.

News24 shkruan se Policia kërkon lirimin e ambienteve ku aktualisht ndodhen redaksitë e televizionit News24 dhe mediave të tjera vizive dhe të shkruara BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.

Raportohet gjithashtu se Policia nuk po lejon futjen e gazetarëve në ambientet e redaksisë. Sipas tyre, në krye të uniformave blu ndodhet Ardi Veliu, si drejtues i shoqërisë “KAYO” i cili pretendon se godina i përket kompanisë së prodhimi të armëve.

“KAYO” është një kompani shtetërore shqiptare e mbrojtjes dhe sigurisë e themeluar në vitin 2024. Me seli në Tiranë, kompania u krijua për të rigjallëruar industrinë ushtarake të Shqipërisë duke trashëguar dhe modernizuar kapacitetet prodhuese të Uzinës së Eksplozivëve në Mjekës, Uzinës Mekanike të Gramshit dhe Uzinës Mekanike të Poliçanit.

Rrjeti SafeJournalists: Veprime të tilla rrezikojnë lirinë dhe pavarësinë e medias

Rrjeti SafeJournalists Shqipëri ka reauar lidhur me ngjarjen ku Policia ka bllokuar zyrat e mediave News24, Panorama dhe Gazeta Shqiptare. Në reagim thuhet se rrjeti shpreh shqetësim të thellë për pengimin në aksesin e zyrave të News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare në Tiranë.

Gjithashtu në deklaratë thuhet e ky pengim kufizon qasjen e gazetarëve në redaksitë e tyre dhe pengon aftësinë e tyre për të punuar. Rrjeti SafeJournalists Shqipëri shton se veprime të tilla rrezikojnë lirinë dhe pavarësinë e medias dhe se po e ndjekin nga afër situatën dhe do të vazhdojnë të monitorojnë zhvillimet.

POSTIMI:

Rrjeti SafeJournalists Shqipëri shpreh shqetësim të thellë për pengimin në aksesin e zyrave të News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare në Tiranë, siç raportohet aktualisht.

Ky pengim kufizon qasjen e gazetarëve në redaksitë e tyre dhe pengon aftësinë e tyre për të punuar. Veprime të tilla rrezikojnë lirinë dhe pavarësinë e medias. Ne po e ndjekim nga afër situatën dhe do të vazhdojmë të monitorojmë zhvillimet.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë: Presion i hapur mbi median e lirë, të ndërpritet aksioni

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar i alarmuar për ngjarjen ku Policia ka bllokuar zyrat e mediave News24, Panorama dhe Gazeta Shqiptare. Në reagim thuhet se ky veprim i alarmant përbën një shkelje flagrante të parimeve themelore të demokracisë dhe të lirisë së shprehjes, të garantuara nga Kushtetuta e Shqipërisë dhe aktet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Sipas Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, ndërhyrja e policisë, pengojnë drejtpërdrejt punën e gazetarëve, është një akt i papranueshëm dhe përbën presion të hapur mbi median e lirë. Në deklaratë thuhet se Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë kërkon nga institucionet shtetërore të ndërpresin menjëherë këtë aksion, të garantojnë aksesin e gazetarëve në ambientet e punës dhe të respektojnë standardet demokratike për lirinë e medias.

Asociacioni i bën thirrje organizatave vendore dhe ndërkombëtare për lirinë e shprehjes të monitorojnë nga afër këtë situatë dhe të reagojnë publikisht. Në deklaratë Asociacioni i bën thirrje institucioneve që çdo konflikt me televizionet private të zgjidhet me mirëkuptim dhe jo me forcë.

POSTIMI:

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë është i alarmuar për ngjarjen ku Policia ka Bllokuar zyrat e News24, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.

Ky veprim i alarmant përbën një shkelje flagrante të parimeve themelore të demokracisë dhe të lirisë së shprehjes, të garantuara nga Kushtetuta e Shqipërisë dhe aktet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Ndërhyrja e policisë, pengojnë drejtpërdrejt punën e gazetarëve, është një akt i papranueshëm dhe përbën presion të hapur mbi median e lirë.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë kërkon nga institucionet shtetërore të ndërpresin menjëherë këtë aksion, të garantojnë aksesin e gazetarëve në ambientet e punës dhe të respektojnë standardet demokratike për lirinë e medias.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje organizatave vendore dhe ndërkombëtare për lirinë e shprehjes të monitorojnë nga afër këtë situatë dhe të reagojnë publikisht. I bëjmë thirrje institucioneve që çdo konflikt me televizionet private të zgjidhet me mirëkuptim dhe jo me forcë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME