Categories Lajme

Malaj: Rritja ekonomike në vitin 2020 më e ulët se pritshmëritë e qeverisë

Ekonomia shqiptare do të përballet me një sërë sfidash në 2020. Eksperti i njohur Arben Malaj thekson se rritja ekonomike pritet të jetë më e ulët se pritshmëritë e qeverisë. Ekonomia shqiptare në 2020 parashikohet të jetë më e ulët se sa pritshmëritë e qeverisë për një rritje prej 4%. Eksperti i njohur Arben Malaj deklaron se parashikimet e bëra nga institucionet nuk kanë qenë asnjëherë realiste. Sipas tij ekonomia jonë prej kohësh po performon nën kapacitet. “Ekonomia po performon nën kapacitetin e saj, duhet të jetë në kapacitet të plotë për të ringritur ekonomike dhe për të përballuar buxhetet sociale”, u shpreh ai për Abc News.

Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri solli shkatërrim në disa qytete por eksperti Arben Malaj thekson se nëse ka transparencë rindërtimi mund të sjellë përmirësim të ekonomisë. “Rindërtimi në vetvete nëse vleresohet kredibiliteti i donatorëve, nëse përzgjidhen me përgjegjësi kostot, mund të japë rezultate pozitive nga gjysma e dytë e vitit 2020”, tha ai më tej. Arben Malaj ka një sygjerim edhe për autoritetet.Ai thekson se duhet të bëhet shumë kujdes me klimën e biznesit dhe të shlyhen detyrimet e prapambetura.

“E para është përmirësimi i pritshmërive, e dyta buxheti realist, e treta rritja e eficensës për çdo qindarke, të hiqet dorë nga gjobat, një ambiente miqësor me biznesin, të ristrukturohen detyrimet që qeveria mund të ketë ndaj biznesit”, u shpreh Malaj. Edhe institucionet ndërkombëtare financiare e kanë ulur pritshmërinë për rritjen ekonomike të shqipërisë në 2020.Banka Botërore parashikon se ekonomia shqiptare do të rritet me 3.5 % . /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME