Categories Lajme

Mallakastër, FNSH kontrolle në rrugë dhe lokale, kapen dy persona në kërkim

Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar nga policia e Mallakastrës. Në pranga janë vënë shtetasit Fatmir Merkaj 26 vjeç dhe Muharrem Saliaj 65 vjeç, ndërsa janë shoqëruar për verifikim edhe 8 persona të tjerë.

Arrestimi i tyre u bë pas kontrolleve të policisë dhe FNSH në lokale dhe  akse rrugore për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Fatmir Merkaj, 26 vjeç, banues në Kutë, Mallakastër  ishte shpallur në kërkim nga policia e Fierit për veprën penale “Tentativë vrasje”, për të cilën Gjykata e ka dënuar me 6 vite burgim. Në datën 20.08.2016, në fshatin Kutë, për motive të dobëta ka tentuar të vrasi me armë zjarri shtetasin T.A, 40 vjeç.

Ndërsa Muharrem Saliaj, 65 vjeç, banues në Fier u ndalua për llogari të policisë Gjirokastër pasi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, për të cilën Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 26 Shtator 2026

Dashi Ka rrezik qe dita e sotme te jete disi e tensionuar sot për ju…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Tragjedia pas shembjes së godinës në Athinë, shqiptarët motër e vëlla mes viktimave

Identifikohen personat e tragjedisë në Athinë, që u gjendën nën rrënoja në godinën që u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK aksion në Shkodër e Tiranë për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë, një në pranga

Finalizohet operacioni policor i koduar “Muri i Lartë”. Strukturat operacionale dhe hetimore të Policisë së…

LEXO ME SHUME