Categories Lajme

Mamia që dhuroi gjak për të shpëtuar nënën e trinjakëve

Mami Sadete Anastasi nga materniteti i qytetit të Librazhdit ishte tek “Rudina” këtë të shtunë për të na rrëfyer një moment sa të vështirë, aq edhe të bukur.

Në datën 5 Shtator Sadetja ishte në punë turn i tretë. Si çdo ditë pas marrjes së detyrave dhe nisjes së punës atë natë, Sadetja dhe stafi i maternitetit “Fadil Sinani” u përballën me një situatë të vështirë.

Alfonia Çota lindi trinjakë, dy djem dhe një vajzë. Pasi doli nga salla ajo pati komplikacione dhe mjekët e futën sërish në operacion. Nëna kishte nevojë urgjentë për gjak dhe koha ishte shumë e çmuar në ato momente.

Vetë mami Anastasi i kujton kështu ato momente: “Isha turn i tretë, kontrolloj lehonat, nënat me radhë dhe shkoj tek Alfiona, tek e cila kishin filluar dhimbjet e lindjes, se dy lindjet e para i kishte lindur normal. Ajo nënë kishte edhe dy vajza të tjera në shtëpi. Kishte rreth 3 javë që rrinte e shtruar në maternitet ngaqë kishte trinjakë. Lajmërova mjekun, filloi operacioni, vajti shumë mirë. Lindi dy djem dhe një vajzë. Deri këtu çdo gjë vajti shumë mirë. Pas një ore, pati hemorragji. Duhej urgjent gjak. Po shkonte ora 23:00 e mbrëmjes, atëherë mjeku po më shikonte se e dinte që isha grup zero pozitiv dhe unë direkt thashë po. Nëna ishte B pozitiv. Dha i vëllai, dha një nip dhe më pas dhashë edhe unë. Kushdo mami të ishte në turn do ta bënte këtë veprim./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME