Categories Lajme

‘Mamit i dilte gj ak nga hunda’/ Banorët në protestë për ndotjen nga fabrika e tullave: Po sëmuremi (VIDEO)

Mëngjesin e kësaj të diele, banorët në afërsi te zonës së Laprakës, u mblodhën për të protestuar ndaj ndotjes që shkaktohet nga fabrika e tullave, e vendosur pranë banesave.

Qytetarët ankohen se tymi që del nga fabrika, është i dëmshëm për shëndetin dhe kancerogjen. Sipas banorëve, tymi i zi që del nga fabrika siç duket në këto video amatore të filmuara nga ata në orare të ndryshme gjatë ditës e natës shkaktohet nga mosfunksionimi i filtrave.

“Jemi në 2019-ën dhe shëndeti i fëmijëve tanë është kërcënuar seriozisht nga gazrat që mëtohen pa kufij dhe pa kontroll nga kjo kompani”-u shpreh një nga protestuesit.

Ndaj fabrikës, në muajin prill të këtij viti është vendosur një gjobë prej 500 mijë lekësh, nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, për mos plotësim të kushteve, por banorët shprehen se asgjë nuk ka ndryshuar dhe fabrika vazhdon po njësoj me ndotjen.

Në protestë të pranishëm ishin dhe fëmijë, të cilët kërkojnë të jetojnë si gjithë fëmijët e tjerë, pa pasur frikë për shëndetin e tyre.

“Kisha kollë të vështirë dhe mezi merrja frymë. Babi im më çonte në spital për të më shëruar, mamit tim nga stresi i madh nga tymrat, i dilte gjak nga hundët. Ne duhet t’i rrinim te koka mamit, qaja çdo ditë, i rrija te koka mamit. Çfarë do bëjmë ne”?-tha një nga fëmijët

Banorët paralajmëruan dhe një protestë tjetër, ditën e enjte në orën 18:00.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 31 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë goxha përmirësime sot. Do i harroni  mosmarrëveshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar përplaset nga një makinë për vdekje

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në fabrikën e kafesë në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike

Zjarr në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike Një zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME