Një lajm sesacional ka qarkulluar ditën e sotme në shtypin anglez. Sikurse raporton “DailyMail”, skuadra e Manchester United ka vendosur të rikthejë sulmuesin Alexis Sanches në “Old Trafford”, pavarësisht se u largua si dështim gjatë verës së kaluar.
31-vjeçari aktualisht është me huazim tek Interi në Serinë A, por drejtuesit e “djajve të kuq” kanë në plan ta riintegrojnë sulmuesin në skuadër gjatë verës së ardhshme, duke hedhur poshtë kështu mundësinë e shitjes së tij në një klub tjetër.
“DailyMail” zbulon se Sanchez do të udhëtojë me skuadrën për fazën para sezonale, për të qenë gati për sezonin e ardhshëm. Kontrata e tij me United zgjat deri në verë të vitit 2022 duke bërë që Inter të mos shpresojë të shërbimet e futbollistit kilen.
