Categories Lajme

Manastirliu: Në fillim të javës kemi lajme për kufijtë ajrorë e detarë. Ja si do veprohet me Greqinë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha në emisionin “Real Story”, në News24, se në fillim të javës që vjen do të ketë lajme për hapjen e kufijve ajrorë dhe detarë. Duiek folur për vaksinën kundër koronavirusit, ministrja theksoi se nëse ajo zbulohet, do të jetë patjetër edhe pjesë e programit shqiptar të vaksinimit.

“Nëse vaksina do të zbulohet, patjetër do të jetë pjesë edhe e programit tonë të vaksinimit. Vaksina e gripit nuk jep efekte te koronavirusi, por mbron tek efektet e influencës. Ne kemi një Komitet në MSH për politikat e vaksinimit, që çdo vit merr vendime për vaksinimin. Patjetër që ne do të presim rekomandimin e këtij Komiteti edhe për koronavirusin”, tha Manastirliu.

Pyetje: Hapja e kufijve…

Manastirliu: Hiqet karantina dyjavore dhe lejohet qarkullimi lirshëm i qytetarëve. Autoritetet e shëndetësisë kanë vendosur që të fillojmë të hapemi në disa drejtime. Kryesisht do të jenë hapje të rakorduara me marrëdhënie reciproke me vendet e tjera. Ne fillojmë nga data 1 hapjen e kufijve, besoj se edhe vendet e tjera brenda muajit maj do të shpallin datat e tyre.

Pyetje: Çfarë ndodh me Greqinë, që ka thënë se hapja e kufijve fillon më 15 qershor?

Manastirliu: Ajo që dihet deri më sot edhe nga vendet e BE është se do të kemi një hapje të vendeve evropiane, por edhe të vendeve të tjera, ku hyn edhe Shqipëria. Do të përcaktohen vendet që nuk kanë barrë epidemiologjike, që do të thotë se humbet karantinimi dyjavor. Asnjë vend evropian nuk është epidemiologjik, pra që të detyrojë karantinën. Greqia do të ketë një dalje brenda muajit maj, ku do të heqë dhe karantinën. Po punojmë me Ministrinë e Transportit dhe brenda këtyre dy ditëve miratojmë protokollin në lidhje me transportin ajror, detar dhe kufitar. Besoj që në fillim të javës tjetër do të kemi lajme sa i përket kufijve ajrorë dhe detarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME