Categories Lajme

Manastirliu në Vlorë: Task-Forca duhet të shtojë monitorimet, 700 mijë lekë gjobë për subjektet që shkelin masat anticovid

Menjëherë pas deklaratës së Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për penalizimin e subjekteve turistike në raste kur shkelin masat anticovid, ajo ishte për inspektim në qytetin e Vlorës. Edhe njëherë prej aty ajo rikujtoi se për të gjithë subjektet që do të shkelin masat, do të aplikohen gjobat që fillojnë prej 700 mijë lekësh të vjetra deri dhe në pezullimin e aktivitetit.  “Task-Forca antiCOVID është duke punuar në të gjithë Shqipërinë, sidomos përgjatë zonave turistike, duke filluar nga Shkodra në Sarandë. Nuk ka tolerancë për askënd që shkel ligjin. Kemi miratur përsëri disa shtesa dhe ndryshime në aktin normativ, ku kemi vendosur masa administrative të shtuara për të gjitha ato subjekte, të cilët administrojnë stacione të plazhit apo subjekte akomoduese, masën me gjobë 700 mijë lekë dhe është vendosur masa e pezullimit në rast të përsëritjes së shkeljeve”, tha Manastriliu. Ministrja e Shëndetësisë kërkoi vigjilencën e të gjithë strukturave të Task-Forcës për respektimin e masave, për mbajtjen e maskave në transportin publik apo aktivitete të tjera me risk të lartë.

Sipas saj, në këtë process luan rolin më të rëndësishëm policia e shtetit dhe të gjitha task-forcat të cilët duhet të shtojnë vigjilencën dhe monitorimin nëpër klube gjatë orëve të mbrëmjes. “Policia e shtetit, inspektoriatet dhe e gjithë Task-Forca duhet të ketë një vëmendje të shtuar tek klubet që ushtrojnë veprimtarinë në orët e darkës, të cilat janë të ndaluara. Dhe po e përsëris për të gjitha subjektet, për ato bare restorante që ofrojnë shërbime në orare të zgjatura, duhet që të mos ketë tolerancë në rast të mos respektimit të rregullave të distancimit fizik, mbajtjen e maskave në shërbim, higjienën, etj.” Vetëm në 24 orët e fundit janë kryer mbi 1500 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit. Nga inspektimet janë marrë 3 vendime për pezullim të aktivitetit të subjekteve dhe 1 masë administrative me gjobë, në subjekt bar-kafe, i gjetur në shkelje, duke mos marrë masat mbrojtëse, mos respektuar distancimin social dhe duke moszbatuar protokollet e miratuara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME