Categories Lajme

Manastirliu: Rekomandojmë mësimin online, prej datës 1 dhjetor

Pandemia e Covid-19, vijon që të përhapet me shpejtësi në të gjithë vendin tonë, dhe Ministria e Shëndetësisë kërkon që të marrë masa të tjerë për të frenuar infektimet. Përveç Universiteteve është kërkuar që edhe shumica e shkollave të nisë mësimin online në mënyrë që të shmangen infektimet e reja, prej datës 1 dhjetor.

”Ashtu si e kemi përsëritur shëndeti juaj dhe i fëmijëve është i pari. Deri tani fëmijët nuk vlerësohen të jenë transmetues të lartë i infeksionit. Protokollet në shkolla janë zbatuar, por për të minimizuar risqet ku të pranishme janë edhe infeksionet e tjera respirator, pas rekomandimit të Komiteti të Ekspertëve kemi vendosur që ti rekomandojmë ministrisë së Arsimit që prej datë 1 dhjetor të aplikojmë skenarët me mësim të alternuar, klasike, fizike dhe të kombinuar me mësim online. Bazuar në specifikat e situatës lokale të epidemisë”,-tha ministrja.

Referuar analizës së bërë nga OBSH dhe Instituti i Shëndetit Publik, Manastirliu tha se situata paraqitet në një nivel risku të shtuar. Ajo bëri me dije se janë shtuar 270 mjekë dhe infermierë në betejën me Covid-19, si edhe sot ka mbërritur edhe doza e fundit të vaksinës së gripit.

“Bazuar në planin tonë të vjeshtë-dimrit kemi siguruar vaksinimin falas ndaj gripit për grupet e riskuara për 368 mijë qytetarë dhe sot ka mbërritur sasia e fundit prej 230 mijë vaksinash. Për t’iu përgjigjur nevojave dhe për të mbështetur stafet tona kemi punësuar deri tani 270 profesionistë të shëndetit. OBSH dhe analizën mbi baza dinamike të Institutit të Shëndetit Publik, situata paraqitet në një nivel risku të shtuar”, tha Manastirliu.

Çfarë parashikon skenari i dytë, pra mësim i alternuar? Skenari i dytë është që mësimi zhvillohet i kombinuar, një javë në shkollë dhe një javë në kushtet e shtëpisë. Ora e mësimit do të jetë 25-30 minuta. Mësimi do të zhvillohet me dy orë të njëpasnjëshme. Koha mësimore që i shtohet çdo mësuesi është afërsisht 2-3 orë mësimi në javë, të cilat mund të paguhen si orë suplementare. Në këtë skenar nuk ndryshon metodologjia e mësimit. Vlerësimi i nxënësit do të bëhet vetëm gjatë kohës që nxënësi është në klasë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME