Categories Covid-19, Lajme

Manastirliu “T’i mund të kontribuosh në kufizimin e përhapjes së COVID-19 duke shpëtuar jetë”

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka reaguar sërish për situatën e koronavirusit në vend. Manastirliu ka publikuar në videomesazh në rrjetin social “Facebook” nëpërmjet të cilit bën një apel ndërgjegjësues për qytetarët që të tregohen të kujdesshëm dhe respektojnë rregullat për parandalimin e përhapjes së COVID-19. “Është  kuptueshme që të gjithë duam të vazhdojmë jetën normalisht, pa virus nëpër këmbë. Por sot gjithsecili kemi një përgjegjësi.

Ti, unë, ne të gjithë kemi shumë në dorë për ta mbajtur larg koronavirusin, për të ruajtur prindërit, gjyshërit dhe veten. Të mbajmë maskën, të ruajmë distancë, të zbatojmë rregullat e higjienës. Nuk janë klishe, janë armët që përdor sot e gjithë bota për të dalë të fituar përballë kësaj pandemie. Të gjithë bashkë mund t’ja dalim për t’ju rikthyer normalitetit më të fortë se më parë dhje të jemi krenarë për veprimet që shpëtuan, qoftë edhe një jetë”, shkruhet në videomesazhin e publikuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qytetarët sfidojnë temperaturat e larta, mesazh me trëndafila të kuq edhe SPAK-ut

Qindra aktivistë dhe qytetarë janë grumbulluar sot para prokurorisë së Posaçme, aty ku u dorëzua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentimi i autobusit në autostradë, shoferi dyshohet se pësoi arrest kardiak!

Detaje të tjera mësohen në lidhje me aksidentimin e autobusit të linjës Berat-Tiranë në autostradën…

LEXO ME SHUME