Categories Lajme

Neim Behari,Duan të më nxjerrin me probleme psikologjike pasi i kam akuzuar për korrupsion

Neim Behari i dënuar në burgun e Drenovës në një prononcim për Fax News ka denoncuar drejtorin e Insitutit të Mjekësisë Gjyqësore, z. Bledar Xhemali si dhe gjyqtarin Markeljan Kuqo për korrupsion. Behari thekson se Xhamali sipas tij ka marrë një sasi lekësh nga një gjyqtar i korruptuar, Markeljan Kuqo, dhe pretendojnë për të mbyllur denoncimet e tij që të bëjnë një vlerësim psikologjik mbi presionin e tij.

34 vjeçari, banues në Lapardha të Beratit, i cili aktualisht vuan dënimin në IEVP-Drenovë për vrasje, tha se Xhemali nuk mund të vlerësojë një vlerësim psikologjik kundër pagesës që mund të marrë nga një gjyqtar i korruptuar. Po shtu ai shtoi më tej se ky person së bashku me zonjën Anila Kazaferi dhe ILda Aliko kanë bërë një dokument të fallsifikuar dhe ai e ka rrëzuar madje në gjykatë atë dokument.

Ai thekson se i ka nisur një letër ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, ku i ka denoncuar edhe gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar sipas tij dhe pret një reagim nga kjo e fundit.

“Kam kërkuar z. Arben Kraja verifikimin e pasurive të Markeljan Kuqos, kanë ngritur disa pretendime në gjykatën e Rrethit Gjyqësor në Pogradec për një vlerësim psikologjik mbi personin tim. Kemi të dhëna se drejtori i Insitutit të Mjekësisë Gjyqësore, z. Bledar Xhemali është kallëzuar në SPAK nga ana ime pasi ky ka marrë një sasi lekësh nga një gjyqtar i korruptuar, Markeljan Kuqo i cili para disa ditësh është shpallur person ‘non grata’ nga ana e ambasadores amerikane Yuri Kim, dhe pretendojnë për të mbyllur denoncimet e mia pretendojnë që të bëjnë një vlerësim psikologjik mbi presionin tim.

Në radhë të parë do të siguroja mbarë opinionin publik z. Bledar Xhemali nuk mund të vlerësojë një vlerësim psikologjik kundër pagesës që mund të marrë nga një gjyqtar i korruptuar. Ky person së bashku me zonjën Anila Kazaferi dhe ILda Aliko kanë bërë një dokument të fallsifikuar dhe unë kam kundërshtuar këtë dokument të cilin e kam rrëzuara në gjykatë. Unë kam kundërshtuar këtë dokument të falsifikuar dhe ditën e nesërme dhe do të rrëzoj pretendimet e prokurores Dorina Bega. Kjo zonja ka lidhje të ngushta me Markeljan Kuqos, kjo kërkon disa vlerësime psikologjike për personin tim.

Unë e kam kallëzuar në SPAK , Kuqon, Luljeta Kolonjën dhe Dorina Begon dhe këto duan për të shpëtuar veten e tyre, korrupsionin e tyre duan që të më bëjnë mua këtë gjë sikur kam probleme psikologjike. Unë kreun e SPAK e vlerësoj sepse po lufton korrupsionin. Unë kërkon që ministrja e Drejtësisë të dalë në një deklaratë të kundërshtojë ato kërkesa që i kam nisur unë me shkrim. Këto prokurorë të korruptuar janë më motivacion politik. Dua një përgjigje.”– tha Behari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME