Categories Sport

Manchester City lëshon pikë, ndalet nga Tottenham

Sezoni 2019-2020 pritet të jetë mjaft i vështirë për Manchester City.

Kampionët në fuqi të Premier League synojnë që të mbajnë hapin e viteve të fundit, por të këtij mendimi nuk janë kundërshtarët. Ata kërkojnë që të rrëzojnë sa më shpejt nga froni ekipin e Pep Guardiolës dhe pengesa e parë erdhi. Tottenham i hoqi nga dora dy pikë mjaft të vyera, duke zhvilluar një takim spektakolar në “Emirates Stadium”.

Rezultati final ishte 2 me 2, edhe pse ishin vendasit ata që kaluan në dy rastet të parët në avantazh. Stërling zhbllokoi shifrat, teksa Lamela barazoi gjithçka brenda pak minutash. Gjithsesi, Aguero e dërgoi drejt dhomave të zhveshjeve Cityn në epërsi, 2-1. Megjithatë, Lucas nuk ishte i këtij mendimi.

Braziliani realizoi dhe i dhuroi një pikë mjaft të vyer Tottenham, që vinte pas dramës që pësoi në Istambul, ku humbi titullin e Superkupës së Europës kundër Liverpool. Pas kësaj pike, Manchester City mban vendin e 3-të me 4 pikë, aq sa Tottenham i dy pozicioneve më poshtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME