Categories Lajme

Marina greke fundos anijen ushtarake

Ushtria greke ka përfunduar një stërvitje të gjerë në ishuj dhe Egje ku morën pjesë tre krahët e saj, siç janë marina, forcat ajrore dhe ato të këmbësorisë. Mediat greke kanë publikuar pamje nga stërvitja si një kundërpërgjigje ndaj Turqisë. Stërvitja u krye në zonën e ishujve Karpathos, në jug-perëndim të Rodosit. stërvitjes forcat greke fundosen edhe një anije të vjetër të ushtrisë duke e qëlluar me silurë prej nëndetëseve si edhe raketa të anijeve të tjera ushtarake.

Stërvitja vjen në kuadër të tensioneve me Turqinë, ku më herët ushtarakët grekë kanë deklaruar se “do të digjnin fillimisht këdo që shkelte tokën e tyre dhe më pas do të shkonin të shihni se kush ishte”. Ky është një kërcënim i drejtpërdrejt ndaj Turqisë pasi u zbulua sëfundmi edhe plani për pushtimin e Greqisë, i hartuar në vitin 2014 nga ushtria turke.Të dyja vendet janë në një krizë të raporteve të tyre prej disa kohësh për shkak të kërkimeve për gaz në Egjeun Lindor.

Turqia kërkon që nga pasuritë nëndetare të përfitojë edhe ajo si edhe turqit në Qipron Turke, ndërsa Greqia, Qiproja, Izraeli dhe Egjipti kanë nënshkruar një marrëveshjes mes tyre për shfrytëzimin e gazit. Më herët, Turqia lidhi një marrëveshje direkte me Libinë për të krijuar një korridor ujor mes dy shteteve duke shkëputur kështu aksesin e Greqisë në Egjeun jug-lindor, por kjo shkaktoi reagimin e Francës dhe vendeve të tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME