Categories Lajme

Mario Draghi pranon me rezerva postin e kryeministrit të Italisë

Pas një takimi që ka zgjatur pak më shumë se një orë me presidentin Sergio Mattarella, Mario Draghi ka pranuar me rezerva detyrën e kryeministrit të Italisë. Tashmë ai do të kryejë një raund të shkurtër konsultimesh midis forcave politike në Parlament. Pastaj ai pritet të paraqitet përsëri në Presidencë për të vendosur pozitivisht ose negativisht.

Menjëherë pas këtij vendimi Draghi ka deklaruar se përfundimi i fushatës së vaksinimit dhe triumfi përballë pandemisë janë disa nga sfidat që do të përballet Italia. Ai tha se do të përdorin fondet e vëna në dispozicion nga Bashkimi Europian. Mario Dragi u vlerësua sepse shpëtoi zonën euro në vitin 2012 në mes të krizës së borxhit, dhe është një person të cilit i njihet serioziteti dhe këmbëngulja. Ka një diplomë në ekonomi dhe një doktoraturë nga Instituti prestigjoz i teknologjisë në Masaçusets.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME