Categories Showbiz

Mariza Ikonomi flet hapur për ish- të dashurin: E doja por nuk mund të ishim bashkë

Këngëtarja Mariza Ikonomi ka folur së fundmi për jetën e saj personale.

Në emisionin “Me Bledin” në RTSH, Mariza për herë të parë ka folur për jetën private, dashurinë, çfarë kërkon tek një mashkull.

“Shpresoj të mos kem lënduar, por me siguri do kem lënduar. Kam lënduar edhe njerëzit që kam dashur më shumë. Vetë qenia njerëzore dashje padashje lëndon.

Dhe ndonjëherë lëndojmë njerëzit që duam më shumë. Sigurisht, edhe unë njeri jam, s’jam e rënë nga qielli, jam e sigurt që do kem lënduar në mënyrë të pavetëdijshme. Por unë di të them më fal”, u shpreh Mariza.

E pyetur nëse është përpjekur t’i ndryshojë njerëzit që ka patur pranë, këngëtarja u shpreh se ajo e dashuron dikë siç është dhe nuk kërkon ta ndryshojë aspak. Por ajo ka theksuar se në jetë ka pasur dikë që e ka dashur shumë por nuk mundën të jetonin bashkë.

“Asnjëherë sepse nëse dikush do më urdhëron ‘bëj kështu, bëj ashtu’, nuk do më pëlqente.

Në asnjë lidhje timen nuk e kam ndryshuar tjetrin. Kur e dua dikë, e dua siç është. Të gjithë kemi të mira e të këqija. Unë mendoj që dy njerëz mund të jenë bërë për njëri-tjetrin, por nuk mund të jetojnë bashkë. Nuk ka rregulla në dashuri. Nuk do të thotë se ti ndahesh nga një person dhe nuk e dashuron më.

Mund ta dashurosh gjithë jetën, por disa rrethana të bëjnë të mos përputhesh më. Mund të jem dhe unë që mund të kem pasur dikë që e kam dashur, por nuk mund të jetonim bashkë”, është shprehur këngëtarja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME