Categories Lajme

Marrëveshja Kosovë-Serbi është në interes të dyja palëve…

Bartësi i listës “Lufta politike e shqiptarëve vazhdon”, Shaip Kamberi, ka thënë se qëllimi i kësaj liste në zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit në Serbi, është që një ose dy deputetë sa do dalin nga kjo listë, “të ngrenë zërin” në Kuvendin e Serbisë dhe të vënë në dukje diskriminimin ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

“Nëse parimi kushtetues është që shërbimet publike, institucionet shtetërore, madje edhe policia, duhet të pasqyrojnë strukturën e popullsisë në një komunë, veçanërisht kur bëhet fjalë për komunat multietnike, dhe situata në terren është krejtësisht ndryshe, atëherë shkelet e drejta themelore e pakicës për pjesëmarrje në procesin e vendimmarrjes në institucionet e rëndësishme, të cilat vendosin për të drejtat e tyre”, ka thënë Kamberi për televizionin publik serb.

Ai ka deklaruar se diskriminimi i institucioneve serbe ndaj shqiptarëve që jetojnë në Serbi praktikohet edhe në të drejtën e punësimit, sepse për 15 vjet nuk njihen diploma nga Kosova, edhe pse për atë çështje ka tri marrëveshje, prandaj, sipas tij, të rinjtë po largohen nga ato rajone.

Ish-deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë ka nënvizuar se Bujanoci, Presheva dhe Medvegja “janë komunat me të ardhura më të ulëta, me shkallë më të lartë të papunësisë dhe pa investime konkrete në hapjen e vendeve të reja të punës”.

“Ai problem i natyrës ekonomike është një problem i madh për të gjithë të rinjtë që ikin prej andej”, shtoi Kamberi.

Sa i përket çështjes se dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, ai ka theksuar se lista që ai e udhëheqë e mbështet atë proces, dhe në vlerësimin e tij, “është në interes të të dyja palëve dhe të gjithë rajonit që të arrihet ajo marrëveshje sa më shpejt që si Serbia edhe Kosova të hyjnë në BE”.

Kamberi ka theksuar se opinioni në Serbi është i “bombarduar” me deklarata të rrejshme se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është “përbindësh dhe terrorist”, duke kujtuar se me atë njeri, pra me Kurtin, duhet të arrihet një marrëveshje për të ardhmen e komunitetit serb që jeton në Kosovë dhe “për të ardhmen e marrëdhënieve mes dy kombeve”.

Kamberi në këtë intervistë është provokuar me komentin se sipas Kushtetutës së Serbisë Kosova është pjesë e saj.

Ai i është përgjigjur me një pyetje të thjeshtë “a është?”.

“Po sikur presidenti i Serbisë të mos shkojë në Kosovë pa miratimin e autoriteteve në Kosovë? Nëse kryeministri nuk mund të shkelë në Kosovë pa miratimin e Qeverisë së Kosovës? Kë po gënjejmë?”, tha Kamberi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME