Categories Lajme

Marrëveshja me opozitën parlamentare, nesër mblidhet Këshilli Politik

Këshilli Politik do të mblidhet pasditen e së nesërmes në orën 17:00. Njoftimi është bërë nga përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri. Ky njoftim vjen pas arritje së marrëveshjes me opozitën parlamentare për ndryshimet kushtetuese, ndërsa votimi i reformës zgjedhore ka shkaktuar përsëri përçarje tek opozita. Por, pavarësisht deklaratave të anëtarëve të opozitës, kryeministri Rama shprehu bindjen se reforma zgjedhore do të miratohet më 23 korrik.  Në këtë mbledhje do të informohen palët për marrëveshjen e arritur pasditen e sotme, ndërsa ende nuk është i qartë qëndrimi i opozitës jashtëparlamentare. Pak më parë nënkryetari i LSI, Petrit Vasili e cilësoi marrëveshjen e sotme një “facoletë për të fshirë sekrecionet”

NJOFTIMI I GJIKNURIT

Të nderuar koleg,

Sikurse është bërë e ditur publikisht, më lejoni që të ju konfirmoj se Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ka miratuar në mbledhjen e sotme (e martë 21 Korrik) projektligjin për amendime në Kodin Zgjedhor, sipas dokumentit të dakordësuar në tryezën e Këshillit Politik. Gjithashtu, ju informoj se Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka firmosur mbrëmjen e sotme një marrëveshje me përfaqësuesit e grupeve të opozitës parlamentare (Grupi Demokrat; Grupi Demokraci dhe Drejtësi; Grupi i Pavarur) ku dakordësohet mes palëve mbështetja për kalimin në seancën parlamentare të datës 23 Korrik të projektligjit për amendimet në Kodin Zgjedhor, dokument që mori sot mbështetjen nga Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Marrëveshja e cituar më sipër ndodhet bashkëlidhur në këtë e-mail për dijeninë tuaj.

Duke marrë në konsideratë faktin se tanimë është përcaktuar seanca për miratimin e amendimeve në Kodin Zgjedhor, ashtu sikurse ju keni patur kohën e mjaftueshme për të shqyrtuar propozimet e opozitës parlamentare të miratuara tashmë në Këshillin e Mandateve dhe Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore lidhur me ndryshimet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë për sanksionimin e listave të hapura;
propozoj mbledhjen e Këshillit Politik ditën e neserme ora 17:00 në ambientet e Pallatit të Kongreseve me rend ditë diskutimin mbi propozimet për ndryshime në Kushtetutë sa i takon sanksionimit të hapjes së listave. Nga ana e Partisë Socialiste, përveç meje, si përfaqësues në tryezë do të marrë pjesë edhe Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama.

Në pritje të përgjigjes,

Damian Gjiknuri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME