Categories Lajme

Marrëveshja për pensionet me Italinë: Ja si bëhet llogaritja e kontributeve

Ratifikimi i marrëveshjes së rëndësishme për pensionet me shtetit italian ishte tema e ditës në emisionin “Ekspres” në RTSH.

Deputetja socialiste, Milva Ekonomi, tha se kjo nismë u ndërmor vite më parë.

“Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë të cilën kanë punuar dhe kontribuar në shtetin italian por nga ana tjetër do të përfitojnë edhe shtetasit italianë të cilët aktualisht janë të pajisur me leje qëndrimi në vendin tonë dhe ushtrojnë profesionet e tyre në kompani kryesisht italiane ose kompani të tjera me bashkëpunim të përbashkët. Një prej pikave kryesore të kësaj marrëveshjeje është edhe totalizimi i periudhave të kontributeve,” tha ajo.

Deputetja Ekonomi ka dhënë detaje dhe për vetë procesin, që është dashur deri në momentin final të ratifikimit të kësaj marrëveshjeje.

“Vetë procesi i ratifikimit në vetvete bazohet në pesë parime kryesore, së pari; parimi i barazisë, së dyti që të përdoret legjislacioni i vendit ekzistues, së treti; që të ketë shkëmbime në administratë  së katërti; që të ketë import-eksportin e përfitimeve për personat që kanë përfituar pension për këto vite, dhe së pesti; që të mos jetë një ligj diskriminues.”

Pjesë e marrëveshjes janë tri degë kryesore të sigurimeve shoqërore është pensioni i pleqërisë, pensioni i invaliditetit dhe pensioni familjar, gjithashtu janë sigurimet për sëmundje dhe për lindjet dhe sigurimet për papunësinë.

“Në këto kushte kemi marr përsipër që nëpërmjet këtij ratifikimi që të njihen vitet e punës për gjithë ata shtetasit tanë që kanë punuar në Itali që ti bashkohen të dy përfitimet për periudhën Shqipëri-Itali dhe të përfitojnë në vendbanimin e tyre.  Gjithashtu të bëhet kujdes për mbulimin e sigurimeve shëndetësore dhe mbulimin e shërbimeve që kanë nevoje për përkujdesje.”

Më tej gjatë intervistës, Milva Ekonomi sqaron dhe procedura që do ndiqen përllogaritjen e pensioneve për përfituesit.

“Përllogaritja e kontributeve do të bëhen nga Instituti Italian i Sigurimeve sepse ata kanë kontribuar atje por agjencitë do të bashkëveprojnë për të gërshetuar kontributet në vendin tonë dhe atje ku kanë punuar. Rruga që do ndiqen këto etapa janë përcaktuar nga BE-ja por ato do të ndiqen hap pas hapi në momenti kur shtetasi për deklarimin për pension.”

Sakaq ajo shton se, “qytetari thjesht duhet të bëjë kërkesën dhe nuk ka nevojë të paraqitet fizikisht, sepse i gjithë sistemi është i dixhitalizuar.  Ajo që duhet të dinë qytetarët është se shuma e  pensionit që përfiton në Itali i shtohet dhe shumë e kontributeve që ka në Shqipëri”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME