Categories Lajme

Marrëveshja Turqi-Libi/ Franca nis luftanijet drejt Greqisë

Bëhet me dije se Franca ka nisur luftanijet e saj në lindje të Mesdheut, për manovra të përbashkëta me marinën e Greqisë e Qipros. Kjo lëvizje e Francës vjen vetëm një ditë pasi presidenti Emmanuel Macron dënoi Turqinë për përshkallëzimin e tensioneve me Greqinë.

“Po flasim këtu për bashkëpunim dhe manovra të përbashkëta tokësore e detare. Do të dëshironim që dhe vendeve të tjera kufitare të na bashkohen.

Franca mbështet Greqinë dhe Qipron sa i përket të drejtave të tyre sovrane, dhe dënon sfidimin e këtyre të drejtave nga Turqia. Ne përsërisim shqetësimet tona dhe dënojmë marrëveshjen Turqi-Libi”, tha Macron.

Pas bisedimeve në Paris mes kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, Macron premtoi përshkallëzim të marrëdhënies strategjike me Greqinë, duke njoftuar një pakt të ri mes ministrive të mbrojtjes së dy vendeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME