Categories Lajme

Marsida Qatja plas ‘bo mbën’: Një grup i madh do ishin në b urg po të flisja

Marsida Qatja, nëna e tre fëmijëve që tërhoqi vëmendjen e mediave dy javë më parë tregon se ajo dhe bashkëshorti i saj, i njihnin personat ku mbeti i vrarë Dritan Haxholli dhe polici i plagosur, punonjësi i burgjeve, Bernard Toçe. Megjithëse në fillim gjithçka u duk si një histori rozë, Marsida nga dita në ditë me deklaratat e saj me media la të kuptohej se gjithçka ka të bëjë me disa pazare. Në një intervistë për Tirananews.al, Marsida Qatja thotë se disa individë i kanë dhënë një shumë prej 20 milionë lekësh, në shenjë dëmshpërblimi për problemin që i kanë shkaktuar dhe në formë mirënjohjeje për faktin që ajo ka folur ashtu deri më tani.

Marsida thotë se, me gjithë këtë ngjarje ajo ka marrëdhënie shumë të mira me bashkëshortin, i cili ndodhet në b urg në Gjermani pikërisht për trafik dro ge. Marsida sqaron se megjithëse ajo ka marrë një mase sigurie “Detyrim paraqitje”, nga gjykata, ajo është e lirë të udhëtojë dhe se nëntori do të jetë një muaj me udhëtime, ku fillimisht do të shkojë në Gjermani, ku do të kërkojë një takim më bashkëshortin e saj në b urg.

Intervista

Marsida si është gjendja juaj pas ngjarjes së ndodhur rreth dy javë më parë?

Unë jam shumë mirë bashkë me fëmijët e mi.Për të gjithë ata që janë në merak.

Marsida çfarë ndihme keni marrë nga shteti pas ngjarjes së rëndë. Me the që ke marrë 20 milionë lekë, kush t’i ka dhënë ?Nuk mund t’i tregoj personat që mi kanë dhënë. Me ka dhënë bashkia më kanë dhënë edhe kështu individë.

Janë individ që të kanë përkrahur ty?

Jo, Jo. Janë individ që janë tamam për dëmshpërblim, që janë mbrojt nga unë, që kam mor fjalët përsipër, patjetër se po të kisha nxjerrë unë të vërtetën do ishin i grup në b urg.

Janë para që të janë dhënë ty për të mos folur, që ti si ke nxjerrë gjerat si duheshin?

Po, jo unë nuk i kam nxjerrë vet, po që ato e dhanë në mënyrë mirënjohjeje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME