Categories Lajme

Masakra e Lushnjës/ GJKKO merr vendimin, përjashton avokatin e Laert Haxhiut, ja kur do të mbahet seanca e radhës

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur përjashtimin e avokatit Detar Hysi si mbrojtës i Laert Haxhiut. Shkak u bë prokura e babait te Laert Haxhiut i cili kishte sjell në gjykatë ku i revokonte tagrat e përfaqësimit avokatit Hysi. Dy avokatet e caktuar kryesisht nga gjykata Elvis Gorishti dhe Artan Simonin kërkuan sërish kohe për tu njohur me aktet e dosjes.

Seanca u shty për në datën 18 dhjetor ora 11:00. Gjykata relatoi se seancat për Laert Haxhiun do te jene për pas çdo të hënë në orën 11:00. SPAK e akuzon atë për “masakrën e Lushnjës” e ndodhur në shtator të 2017 ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Sipas SPAK në shënjestër të atentatit ishte Xhulio Shkurti nipi i Aldo Bares. Shkurti i shpëtoi breshërisë së plumbave pasi u ngrit nga tavolina ku ishin dy miqtë e tij qe humben jetën.

Laert Haxhiu është arrestuar në Greqi dhe është në pritje të vendimit te gjykatës së Apelit grek nëse do të ekstradohet në vendin tonë. Po ashtu pak kohë më parë Prokuroria e Elbasanit ka firmosur një urdhërarrest të dytë për Laert Haxhiun duke e akuzuar për 4 vrasje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME