Categories Lajme

Masat antiCovid/ DPSHTRR, masa të shumëfishta për personelin e qytetarët

Në kushtet e emergjencës COVID-19 Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) është duke adaptuar dhe operon me masa të shumëfishta për të minimizuar në maksimum rrezikun e infektimit për qytetarët dhe personelin.

DPSHTRR njofton se, shërbimi i hapur kryhet çdo të hënë deri në orën 19:00 si edhe në javë fluksi, në fundjava, për testime teori/praktikë dhe rezervimi i orarit bëhet për të eliminuar krijimin e radhëve në dy drejtoritë me fluksin më të madh; Tirana e Durrësi.

Gjithashtu, personeli operon me masa mbrojtëse dhe kontrollon non-stop në kohë reale për respektimin e protokolleve antiCovid përmes e-monitorimit me pamje me zë/figurë.

Ndërsa masa të tjera janë: sinjalistikë distancash, matje temperature, ndarëse të tejdukshme në sportele.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor thekson se edhe gjatë kësaj kohe ka rritje të numrit të aplikimeve, shërbimeve online për uljen e fluksit të paraqitjes fizike në sportele, shtyrje/zgjatje e afateve/vlefshmërisë së disa dokumenteve, dëshmive, lejeve për të shtrirë datat e detyrim paraqitjes për rinovime.

“Thjeshtim, eliminim i shumë dokumentave për lehtësimin e praktikave dhe mos mbingarkesë shërbimi! Organizim shërbimesh one-stop-shop të gjitha në 1 sportel për eliminim ecejakesh, RBS, bankë, kioska, noterira jashtë ambienteve tona, si dhe personel mjekësor shtesë për ndjekjen e gjendjes shëndetësore të ekipit dhe mbikqyrje”, njofton DPSHTRR.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME