Categories Lajme

Braçe, kërkesë Kombëtares: Paratë që fituat nga ndeshja e sotme jepini për “BARIN” e “Air Albania”

Zv. kryeministri Erion Braçe në një postim në mediat sociale u ka kërkuar lojtarëve të kombëtares shqiptare të dhurojnë paratë e fituara ditën e sotme pas triumfit përballë Bjellorusisë në “Air Albania” për riparimin e tapetit në këtë stadium. Braçe thotë se kjo arritje ishte me zemër në dorë dhe pa dominim edhe pse sipas tij të gjithë skuadrat e tjera ishin më të dobëta se Shqipëria.

“Vetëm kaq? Bravo deri këtu por, me zemër në dorë e mbi të gjitha pa dominim, për pasojë edhe pa playoff që është një shkallë më lart se kaq! Dhe ishin të gjithë më të dobët se ne, se ju! Liga e re është krejt tjetër standard; aty çdo bëni?  Individualisht-tek e tek jeni të denjë për aty; por aty duhet ekipi, ai që mbron, lufton e fiton në çdo centimetër! Ju keni shansin të hapni një cikël 10 vjeçar që duhet të jetë super, për ju, për ne tifozët, për Shqipërinë; rrituni bashkë e me fitoret!  Aaaa po, që të mos harroj; paratë të cilët do rrjedhin nga fitorja e sotme-vendi i parë, kërkoni të mbeten në këtë fushë, aty, për ta bërë njëherë e mirë një fushë që nuk pengon cilësinë tuaj!”, shkruan Braçe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME