Categories Lajme

Specialistja e ISHP-së: Qytetarët t’i drejtohen mjekut të familjes

Specialistja pranë ISHP-së, Genta Qirjako thekson se nëse qytetarët do të zbatojnë masat e marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, bëhet e mundur ulja e pikut nga ky infeksion.

Ajo shprehet se të rinjtë janë mosha e cila ruhet më pak, ndërsa të moshuarit janë më të kujdesshëm. Specialistja e ISHP-së apelon që qytetarët të kontaktojnë mjekun e familjes, pasi mjeku i familjes është ai që përcakton nëse ka nevojë për trajtim më të specializuar apo që mund të trajtohet edhe nga vetë ai.

Sa i përket trajtimit në shtëpi të të prekurve nga infeksioni COVID-19, Qirjako apelon që nuk duhet përdorur oksigjeni prej tyre në banesë. “Nëse një pacient shfaq probleme të rënduara shëndetësore, absolutisht nuk duhet përdorur oksigjeni në shtëpi, por do të keni nevojë për shtrim në spital”, shprehet specialistja.

Për sa i përket mjekimit në shtëpi, Qirjako, thekson se “duke qenë se ky është infeksion viral, nuk duhet të kurohen direkt me antibiotikë. Nuk ka asnjë lloj vlere fillimi menjëherë i antibiotikëve, sepse ky është një infeksion viral”. “Trajtimet me antibiotik sugjerohen nga mjekët dhe kur kemi shfaqjen e një virusi bakterial. Shumë të prekur mund ta kalojnë vetëm me antigripalë, vitamina dhe lëngje të shumtë”, tha Qirjako. /r.e/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME