Categories Lajme

Masat e reja anti-covid, Shehu: S’u dha asnjë masë për dozën e tretë, qeveria belbëzon

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, ka reaguar për masat anti-COVID të vendosura pak më parë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Shehu thotë se shqiptarët duhet të vaksinohen, por me vaksinat e certifikuara dhe të miratuara nga Ema. Ai gjithashtu thekson se komiteti nuk deklaroi uljen e moshës së mundësisë së vaksinimit për fëmijët në 12-vjeç, edhe pse pranoi rritjen e sëmundshmërisë në moshat e reja. Gjithashtu, ish-ministri nënvizon se nuk pati asnjë reagim për bërjen e një doze të tretë të virusit.

Reagimi i Tritan Shehut: Covid, me ne fund Qeveria fillon te belbezoje, por… “Komiteti teknik” sot vendos “detyrimin” e vaksinimit, por pa percaktuar detyrimet e shtetit per kete, ne mbrojtje te efikasitetit e te shendetit te qytetareve: 1-Kjo procedure mund te programohet vetem atehere kur per shqiptaret do te aplikohen ekskluzivisht vaksina te sigurta te miratuara nga EMA, dhe asgje tjeter, gje qe kerkon mbi 5 milion doza te tilla per imunizimin ne terresi. Ndryshe ky “detyrim” perben nje blla blla blla e deri nje veper penale te rende, qe ve ne rrezik me detyrim shendetin e qytetareve.

2- Nuk flitet per domosdoshmerine e ri vaksinimit me dy doza te certifikuara te gjithe atyre, qe deri me tashti jane vaksinuar me ato vaksinat e pa certifikuara, kineze apo ruse. Ndryshe pika e pare e vendimit nuk ka asnje kuptim e efikasitet.

3-Ky “komitet” nuk deklaron uljen e moshes se mundesise se vaksinimit ne 12 vjec, megjithese pranon rritjen e semundeshmerise ne moshat e reja.

4- Nuk thote asgje per apilikimin e dozes se trete, qe tashme po behet protokoll ne shume vende.

5- Nuk thote asgje per masat e tjera te gjera e te domosdoshme ndaj Kujdesit Paresor, Spitalorit, Reanimacioneve, Laboratoreve, testimeve, mbrojtjes se personelit shendetesor e deri te ato ta gjera per qytetaret. Pra megjithese duket si nje fillim zgjimi nga letargjia, perseri ngel vetem ne percatje gjate gjumit!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME