Categories Lajme

Masat për koronavirusin, parisianët shpërfillin rrezikun

Franca është nga vendet më të prekura nga sëmundja e koronavirusit por qytetarët pjesërisht janë sensibilizuar me masat kundër epidemisë. Në ditët me diell, grupmoshat më pak të rrezikuara vazhdojnë të frekuentojnë hapësirat publike.

Kryeqytetasit e Francës duket se e kanë shpërfillur udhëzimin e qeverisë për të ruajtur distancat me njëri-tjetrin për të mos përhapur koronavirusin.

Pak orë pasi kryeministri i vendit, Eduard Filip, njoftoi masat për kufizimin e bashkëveprimeve sociale, kyçjen e dyqaneve, të restoranteve dhe aktiviteteve zbavitëse, grupe qytetarësh të Parisit u rreshtuan të dielën në argjinaturat e lumit të Senës apo përqark muzeut të Luvrit, për të shijuar diellin e rrallë.

Nga dita e hënë janë mbyllur edhe shkollat, duke i vënë studentët në ankth si ta kalojnë kohën e lirë.

“Pushimeve tona i është shtuar pezullimi i mësimit për dy deri në tre javë. Këtë kohë unë nuk mund ta shpenzoj e mbyllur,” thotë një studente 19-vjeçare.

“Për ne që jetojmë në Paris, dhe që na mungojnë kopshte, na duhet dielli, sidomos me një mot si ky. Megjithatë, kemi marrë masa, lajmë duart, shmangim transportin publik dhe ruajmë distancën me tjetrin,” shton një bashkëstudente franceze.

Vendi të dielën iu drejtua edhe kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e bashkive dhe komunave.

Nga frika e epidemisë, pjesëmarrja ishte nga më të ulëtat historike në 46 për qind, dhe qeveria po mendon anulimin e raundit të dytë këtë fundjavë.

Pas Italisë, Spanjës dhe Gjermanisë, Franca është vendi më i prekur në Europë me mbi 5 mijë raste me koronavirus, nga të cilat më shumë se 1 mijë vetëm ditën e diel, ndërsa mbi 127 kanë ndërruar jetën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME