Në qarkun e Gjirokastrës janë karantinuar 73 persona, të cilët kanë pasur historik lëvizje në vendet ku virusi ka qenë më parë i përhapur, kryesisht nga Italia por edhe Greqia fqinje .
Konkretisht në Gjirokastër qëndrojnë të izoluar në shtëpi 49 persona, në Dropull 4, në Libohovë 3, në Zagori 1 dhe në Cepo 3.
Pjesa tjetër janë të shpërndarë në zona të ndryshme të qarkut. Deri më tani s’ka asnjë rast të konfirmuar me Covid-19 në qarkun Gjirokastër.
Ndërkohë strukturat e policisë vendore në bashkëpunim me policinë bashkiake janë duke ushtruar kontrolle të vazhdueshme të të gjitha mjeteve që lëvizin në qytet.
Sipas burimeve deri me tani ka pasur shume qytetare të cilët kanë tentuar të lëvizin me mjete private, por pa autorizimin përkates ata nuk janë lejuar të qarkullojnë. Me mjete lejohen vetëm ata persona që kanë leje dhe justifikojnë lëvizjen.
Bashkia po ashtu po bën dezinfektimin e të githa ambjenteve me autobot.

